Gjatë mbrëmjes së sotme është grabitur e një furre buke në qytetin e Lezhës.

Mësohet se grabitësi ka arritur të marrë xhiron ditore, por që nuk dihet ende shifra e saktë e parave të marra.

Bëhet me dije se grabitësi ka hyrë fillimisht si klient dhe në momentin që nuk ka parë njeri në banak, ka arritur të hyjë dhe të marrë lekët që gjendeshin te kasa.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.