TIRANE – Një grua është bërë pre e grabitësve mbrëmjen e sotme në Tiranë, Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërsi të Bankës së Shqipërisë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se gruaja ishte duke pritur autobusin, kur dy të rinj me motor i janë afruar dhe i kanë tërhequr çantën që mbante në dorë, brenda së cilës ndodhej një laptop.
Forcat e komisariatit numër 3 mbërritën në vendin e ngjarjes dhe shoqëruan disa persona, që dyshohet se kanë dijeni për autorët. Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë që ishin duke pritur autobusin në qendër të Tiranës.





