Grabitet nën kërcënimin e armës një kazino në Korçë, në lagjen numër 2 pranë Kinemasë.

Rreth orës 03:40 jemi njoftuar se në një ambient lojërash fati (kazino) dy persona të maskuar ku njëri prej tyre dyshohet  të ketë qenë i armatosur duke kërcënuar personelin, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar”, bën me dije policia.

Nga veprimet e para rezulton se nuk ka pasur persona të dëmtuar gjatë grabitjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihet sasia e lekëve që kanë mundur të marrin dy grabitësit.