Një market në Drenovë të Korçës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kësaj të diele.

Të paktën dy persona kanë hyrë në një market dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë të vogël parash dhe disa paketa cigare.

Dyshohet se grabitësit kanë qenë me armë zjarri.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje.