Grabitet një resort gjatë natës në rrugën automobilistike Ahmetaq – Rinas.

Sipas informacioneve paraprake të policisë së Durrësit, kanë qenë dy persona me maska dhe me armë që kanë marrë 100 000 lekë te recepsioni i resortit dhe janë larguar.

Në momentin e ngjarjes që është regjistruar rreth orës 22:45, në recepsion ka qenë vetëm recepsionistja.

Paraprakisht, dyshohet se dy autorët kanë pasur në duar disa sende të dyshuara si armë.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.