12 janar 2015 – Miley Cyrus ka qënë në fokus të mediave për shkak të lidhjes së fundit, por edhe për shkak të abuzimit me drogën. Së fundmi ajo ka rënë pre e një vjedhje, duke i plaçkitur banesën. Grabitja ka ndodhur në muajin dhjetor, por këngëtarja e ka mbajtur të fshehtë këtë fakt. Ky rast shënon të tretin në radhë për grabitjen e shtëpisë.
Sipas sajtit “TMZ”, në banesën e këngëtares janë marrë një sërë sendesh me vlerë, gjatë kohës që ajo nuk ishte në shtëpi. Mes gjërave të vjedhura është edhe karta e saj e kreditit. Si përgjegjës për ngjarjen, policia ka arrestuar Rusty Edward Sellner, i cili i ka mohuar akuzat. Së fundmi, në rrjetet sociale qarkullonte një foto ku ajo po merrte drogë. Ky nuk është rasti i vetëm, pasi paparacët e kanë kapur shumë shpesh mat duke marrë drogë.





