Një person i maskuar dhe në kërcënimin e një thike ka grabitur sot një filial poste në kryeqytet.
Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 15:50, në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.
Një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i ka marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30 000 lek punonjëses së sportelit të postës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës, si dhe po punohet për sekuestrimin e pamjeve filmike.





