Tiranë, 6 gusht 2014 – Një argjendari në zonën e Selvisë ka rënë pre e grabitësve, paraditen e sotme në Tiranë. Dy persona të armatosur dhe me skafandra kanë grabitur një sasi bizhuterish me vlerë.
Grabitësit kanë lënë të plagosur pronaren e dyqanit, Olta Sinanaj, e cila është përpjekur të pengojë grabitjen. Ata e kanë goditur me qytën e armës, duke e lënë të plagosur.
Argjendaria në pronësi të familjes Sinanaj bie pre e një grabitjeje për herë të dytë.
Në vitin, 2012, gjatë një grabitjeje me armë u vra Rrapo Sinanaj, babai i vajzës që mbeti sot e plagosur.
Për grabitjen dhe vrasjen e Sinanajt u arrestua Viktor Gushi, një grabitës serial i varur nga lojërat e fatit, i cili i mori jetën në të njëjtën mënyrë edhe një gruaje në një tjetër grabitje.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





