Është grabitur vila e një prej biznesmenëve të njohur italian. Sipas medieve vendase, hajdutët janë futur në vilën e Giovan Battista Carosi, pronar i zinxhirit Mondo Convenienza.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Civitavecchia (Romë), kur një bandë prej gjashtë personash, me fytyrë të mbuluar dhe të armatosur hynë në shtëpi.
Pronari dhe kunati i tij ishin në shtëpi. Nën kërcënimin e armës, kriminelët i detyruan të dorëzojnë rreth 50 mijë euro cash. Ata më pas hapën një kasafortë që përmbante dy orë Rolex ari dhe morën gjithashtu sende me vlerë, vlera totale e të cilave ende nuk është përcaktuar.
Grabitësit më pas i kanë ata të mbyllur në një dhomë dhe u larguan duke mos lënë gjurmë. Policia vijon hetimet për të rënë në gjurmët e tyre.