Është grabitur me armë zjarri filiali i postës Shqiptare në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku autori ka hyrë në zyrën e postës dhe ka tërhequr një sasi të hollash te sporteli ku ndahen pensionet, nën kërcënimin e armës.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari nga Vlora, Armando K, emigrant në Greqi.

I riu vlonjat, është larguar me shpejtësi në drejtimin e poshtëm të qytetit. Menjëherë, policia është vënë në lëvizje, duke e prangosur në zonën e ish-Poliklinikës, në lagjen Meçite, dhe e ka shoqëruar në komisariat.