ITALI, 2 maj 2013 – Kërcënon se do të hedhë në erë me anë të një bombe një zyrë postare dhe arrin të rrëmbejë prej aty 50 mijë euro.

Por më vonë u zbulua se “bomba” ishte e lidhur me një pako oriz. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Milano, në rrugën Acerbi, ku një burrë, që në pamje të parë nuk të ngjallte dyshime, kërkoi të takohej me drejtorin e zyrës postare.

Me kapele dhe syze të errëta, burri u fut në zyrën e drejtorit të filialit të postës dhe menjëherë i kërkoi këtij të fundit t’i dorëzonte të lekët, pasi në të kundërt do të shpërthente një bombë që ndodhej e futur në një valixhe.

Burri arriti të largohej i pa shqetësuar dhe vetëm më pas policia arriti të zbulonte se ndodhej përpara një bllofi të realizuar në mënyrë perfekte.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/