Një person, i ri në moshë i veshur me bluzë sportive ngjyrë gri dhe mban një maskë të zezë. Këto janë disa të dhëna për autorin e grabitjes së farmacisë mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Pasi ka marrë xhiron ditore që dyshohet të ketë qenë 200-300 mijë lekë, grabitësi është larguar me të shpejtë.
Dyshohet se është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.
Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të tij. Në kryeqytet janë ngritur disa postblloqe në kryqëzime.





