Një shqiptar i kërkuar nga Policia italiane prej tre vitesh ka rënë në pranga pas një urdhër-arresti evropian sepse akuzohet për grabitjen e 10 mijë eurove në një bingo në Tortona.
Shqiptari Mirjan Musteqija, u gjet në Gura Văii, një qytet i vogël me 6.000 banorë në rrethin Bacau në Rumani për t’u ekstraduar më pas në Itali.
Tre vite më parë, Musteqija i maskuar me shall dhe syze dielli, bashkë me një person tjetër hyri në dhomën ku gjendeshin paratë në rrugën “Arzani” duke tmerruar me armë arkëtarin dhe zonjën e pastrimit.
Pasi grabitën paratë, dy grabitësit u arratisën me një Opel Astar, e drejtuar nga bashkëpunëtor.
Në një kohë të shkurtër, karabinierët arritën të identifikojnë dy nga tre autorët, por Musteqjia ishte zhdukur. Shoferi ishte shqiptari Besmir Kabashi, atëherë 28 vjeç, ndaj të cilit u lëshua një urdhër-arresti nga autoritetet gjyqësore në Aleksandri, ndërsa Musteqjia u arratis.





