Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, të akuzuar për grabitjen e mijëra eurove në shtëpinë e zyrtares në Tiranë, kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masëën e sigurisë.
Ndërkohë Balkanweb ka publikuar një letër që Havier Dobi i ka dërguar të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit.
23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bëhej durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë nga burgu dhe do të jetë i lirë.
Rozeta Dobi dhe djali i saj akuzohen se kanë vjedhur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, me vlerë në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
Dje sanitares iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në banesë dhe mbi 400 mijë euro.