Mëngjesin e sotëm u grabit shtëpia e një të moshuare në Lushnje. E moshuara Lume Zela jetonte e vetëm dhe në mëngjes një vajzë 16-vjeçare i ka trokitur në derë për t’i kërkuar ndihmë, pasi ishte e sëmurë.

Pasi e moshuara e ka futur brenda, ajo e ka spërkatur me spraj lotsjellës dhe ka filluar të kontrollojë shtëpinë për të vjedhur sende me vlerë. Më pas 16-vjeçarja është ndihmuar nga i dashuri i saj 18-vjeçar për t’u larguar nga banesa.

Mësohet se 16-vjeçarja është Kristjana Beqiri një personazh i njohur i rrjeteve sociale si “Tik Tok” dhe “Instagram”. Ajo ka marrë pjesë edhe në disa videoklipe të këngëtarëve të njohur shqiptarë, si Stine.