Policia ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen dhe dhunimin e dy të moshuarve në Vuno. Sipas njoftimit zyrtar, dy personat e maskuar kanë arritur të grabisin 800 euro.
Mësohet se dy persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e dy të moshuarve, të identifikuar si Kolë dhe Theme Proto, përkatësisht 75 dhe 80 vjeç, dhe i kanë rrahur e kërcënuar për t’u marrë paratë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01 të natës së kaluar.
Njoftimi i policisë Vlorë, Himarë:
Rreth orës 01:00 të natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës.
Të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





