Djali dhe vëllai i Ragip Hajdinit, i arrestuar më 26 prill si bashkëpunëtor në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit kanë mbërritu këtë të enjte në Tiranë për të takuar në qeli 50-vjeçarin.
Në një prononcim për median, Dardan Hajdini, djali i të arrestuarit thotë se babai i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me këtë ngjarje kriminale. Ai tha se arrestimi është i padrejtë. "Kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim".
Ndërsa Mustafa Hajdini, vëllai i 50-vjeçarit të arrestuar, thotë se Ragipi nuk është "Daja" dhe një pseudonim të tillë nuk e kishte dëgjuar më parë., Sipas tij, i vëëlai është viktimë.
"Ragipi është viktimë, vetëm se ka marrë pjesë na varrim, kam qenë edhe unë me djemtë e mi, Kur i shkohet në dasëm i shkohet edhe në mort. Arrestimi vetëm për shkak të miqësisë me familjen Murataj. Askush nuk e thërriste me emrin "Daja", nuk e kam dëgjuar kurrë. Atij i thonë "Gipe". Asnjë nuk më ka njoftuar. Ragipi jeton në shtëpi të tij, unë në shtëpi time. Jetojmë në një pallat por ai ka shtëpinë e tij. Kur unë jam i pastër nuk mundet me më kontrolluar në shtëpinë time, nuk ka ardhur për kontroll policia".
Më tej Mustafa Hajdini, shpjegoi edhe se çfarë ka ndodhur në Kosovë me hetimet ndaj vëllait të tij për dy grabitje të ndodhura atje, njëra në Istog ku mbeti i vrarë edhe një polic, dhe tjetra, vjedhja e 24 kg ar në Dhomën e Provave në Komisariatin e Pejës.
"Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici", tha ai.





