4dhjetor 2015 – Grupi i policëve privatë që po shoqëronte shumën prej 3.5 milionë euro nga një bankë drejt aeroportit të Rinasit u arrestua sot në mëngjes.
Policia e Tiranës i quan fajtor për mosruajtjen e parave kur u sulmuan nga disa persona në zonën e Laknasit. Eduard Metollari, Artan Mane, Alban Sharra, Agron Ademi, Niko Prifti dhe Agron Lloha.
Grabitësit ishin të veshur me uniforma të RENEA-s e pasi rrëmbyen thasët me parë e dogjën makinën disa metra më larg. Nuk dihet ende autorësia e tyre.
/portali DurresLajm/