Lihen në burg dy policët privat të akuzuar për shpërdorim detyre në grabitjen e parave në Shkozet. Gjykata e Durrësit ka vendosur:
-Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Fejzi Sakaj, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale.
Caktimin e masës shtrënguese "Arrest në burg" ndaj personit nën hetim Fejzi Sakaj, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit Procedurës Penale.
-Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Astrit Gjata, i dyshuar për veprën penale të "Shpërdorimi i detyrës" që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale.
Caktimin e masës shtrënguese "Arrest në burg" ndaj personit nën hetim Astrit Gjata, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit Procedurës Penale.
Një kopje të këtij vendimi i dërgohet organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për zbatim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij.





