Policia ka zbardhur autorin e vjedhjes së argjendarisë në Elbasan.
Autori i dyshuar është Astrit Thaçi, i cili disa ditë më parë plagosi me armë 42-vjeçarin Rexhep Tereziu në lagjen nr.13 në Durrës teksa kishte hyrë për të vjedhur banesën.
Identiteti i tij është zbuluar nga policia pas kqyrjes së kamerave të sigurisë.
27-vjeçari, i liruar së fundmi nga burgu italian dyshohet se është edhe autor i dy grabitjeve të ndodhura në harkun e tre ditëve në qytetin e Durrësit.





