Një ditë pas arrestimit nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për dy punonjësit e bankës, Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra. 

Gjykata vendosi detyrim paraqitje për drejtorin e filialit, Gjonaj, ndërsa la në burg shefin e sigurisë së Bankës, Florian Skarra. 

Ata u arrestuan një ditë më parë pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar grabitjen e Bankës, ndonëse sinjali i alarmit i ka njoftuar dy herë të premten në orën 20:00 dhe të shtunën në orën 5:00 të mëgjesit. 

Policia nuk ka ende zyrtarisht persona të dyshuar për grabitjen, por po punon për identifikim e personit të filmuar nga kamerat e sigurisë së bankës në momentin kur hyn në bodrumin e lokalit ngjitur me bankën.

Ky moment pritet të shërbejë për nisjen e verifikimeve të mëtejshme, për të identifikuar grabitësit dhe për të hedhur dritë mbi ngjarjen.