Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në aksionin që kanë ndërmarrë këtë mëngjes kanë arrestuar shtetasin Saimir Kurti, i akuzuar për dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu.
Ndërkohë për të njëjtën ngjarje është shpallur në kërkim Artan Kurti (Lleshi), i cili dyshohet si kreu i grupit të grabitjes së biznesmenit në Nikël më 23 tetor.
Prokuroria e Krujës ka lëshuar 7 urdhër arreste, ndërkohë që jo të gjitha janë ekzekutuar nga policia pasi dyshohet se një pjesë e të akuzuarve kanë ikur jashtë vendit ditën e ngjarjes.
Deri tani policia ka kryer kontrolle në 7 banesa në Tiranë, më saktë në Kombinat, Astir dhe Fushë Mëzez.





