Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion në kryeqytet, pasi prokuroria e Krujë ka lëshua disa urdhër-arreste për kapjen e personave që rrahën dhe grabitën biznesmenin nga Fushë Kruja, Nazmi Çangu, disa ditë më parë. 

Aktualisht, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt është arrestuar një person, ndërkohë operacioni vijon.

Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili ra pre e një grabitjeje natën e 23 tetorit në Nikël, bëri me dije teksa foli për mediat se në grabitje kanë marrë pjesë 10 persona, të cilët pasi kanë izoluar familjarët e tjerë në katin e tretë të banesës, e kanë dhunuar atë vetë për t’i treguar çelësin e kasafortës.

Biznesmeni tregon se ata e kanë rrahur brutalisht, madje i kanë prerë dhe një gisht. Dyshohet se grabitësit kanë mundur të marrin rreth 100 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë.