Gjykata e Krujës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg”, për autorin e dyshuar të grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël.

Dyshohet se Sajmir Kuçi se bashku me 6 persona të tjerë dyshohen si grabitës të biznesmenit Nazmi Çangu më datë 24 tetor 2021.

Kujtojmë se në prangat e policisë ka përfunduar dhe bashkëpunëtori i Kuçit, shtetasi Artan Prenga, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e 6 personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.