Policia e Shtetit ka bërë me dije ka arritur të vërë në pranga të tre autorët e grabitjes në Fier, dy prej të cilëve të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pikën e Exhange-it, ndërsa bashkëpunëtori  i tyrei 3-të i priste në makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 ku pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe 53-vjeçari Agur Vrenozi, pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor, janë plagosur.

Në pranga kanë përfunduar:

  1. Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, i cili u kap në lumin pranë fshatit Baltëz.
  2. Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë, u kap te ura e Baltëzës.
  3. Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier, i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre është nisur për Tiranë për mjekim me të specializuar.