DURRËS, 8 janar 2014 – Policia dhe prokuroria e Durrësit për te zbardhur ngjarjen e rëndë të një dite më parë ne Durres ku persona të armatosur, të veshur si komando me një makinë me sinjal policie grabitën dhe dhunuan me mjete të forta dy kambistë në qendër të Durrësit, ka  kërkuar kasetat filmike të 11 subjekteve në qendër të qytetit për identifikim dhe zbulim. Operacioni i kërkimit per gjendjen e grabitesve vazhdon  në zonat rurale të Durrësit për automjetin tip 'fuoristradë' me targa angleze. Policia ka shoqëruar rreth 20 persona me tendenca kriminale në fushën e grabitjeve dhe vjedhjeve me dhunë në tre komisariatet e Durrësit. Kambisti 43-vjeçar Arben Cuni iu nënshtrua dje një ndërhyrje kirugjikale në kokë, ndërsa gjendja shëndetësore e kambistit tjetër Rajmond Sollaku është më e lehte.