TIRANE,8 tetor 2013-  Një biznesmen me profesion kambist u grabit sot rreth orës 11:00 në qendër të Bathores në Tiranë. Bëhet e ditur se , grabitësit i kishin marrë kambistit Lazam Troci makinën e tij tip “BMW X5” së bashku me shumën e parave që kishte në makinë, prej 20 mijë eurosh. Blutë e kryeqytetit , nën drejtimin e Zv/drejtorit të krimeve, Gëzim Ngjeçi, kanë gjetur makinën tip “BMW X5” me targë TR2221R, që i ishte grabitur biznesmenit Lazam Troci, por jo shumën e pretenduar prej 20 mijë eurosh. Biznesmeni Troci u grabit nën kërcënimin e armës sapo doli nga shtëpia me makinën e tij. Nga policia e komisariatit Nr.5 , bëhet e ditur se, po punohet për kapjen e autorëve të grabitjes. 
Kjo është grabitja e dytë në kryeqytet brenda 24 orëve. Dje në mesditë u grabit makina e një spitali privat që po transportonte rreth 30 milionë lekë të vjetra drejt një banke të nivelit të dytë. 


/BalkanWeb/