Policia e Durrësit jep detajet e para zyrtare për ngjarjen e ndodhur në zonën e Shkozetit, ku u grabitën paratë e Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës, të cilat po transportoheshin drejt një banke të nivelit të dytë.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16 :50, në lagjen nr.14 Shkozet, dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.
Efektivet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi.





