Pas grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash, mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha, në deklaratën e tij, ka drejtuar gishtin drejt Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kryeministrit, Edi Rama për atë që ai e konsideroi ngjarje e rëndë.
Sipas Bashës, krimi mbrohet dhe lihet të veprojë i lirë, ndërsa standartet e sigurisë shkallmohen pasi policia është angazhuar në ruajtjen e parcelave me kanabis dhe përgjimin e shantazhimin e gjyqtarëve e prokurorëve.
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Grabitja e armatosur sot ne Rinas, ne ate qe duhej te ishte territori me i sigurte ne vend, deshmon se rendi ka rene, se shteti ka rene. Persona me armatim te rende e me maska, shkojne deri tek pista e avioneve, grabisin parate, vetem një ditë pasi u deklarua se në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve ne Stamboll.
Ku jane cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis te Habilajve per llogari te shefit, duke kundruar udhetimin e skafeve me droge qe kane pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke pergjuar ne menyre te paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurore, duke dhunuar e gjobitur qytetare e biznesmene apo duke arrestuar gra dhe pleq per kuponin e nje kg qepe apo 2000 leke drita te papaguara.
Kjo ngjarje e rende, qe ka shkallmuar cdo standard te sigurise, eshte nje akuze direkte per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen. Ne pushtetin e tyre krimi ska kufinj, ka mbrojtje, ka liri. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.





