Pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, policia është në kërkim të tre autorëve që me maska dhe nën kërcënimin e armëve morën thasët me para të një kompania bankare, e cila do t’i transportonte jashtë shtetit.

Postblloqe të shumta të policisë janë ngritur nëpër rrugë, ndërkohë që patrullime po kryhen edhe nga ajri me helikopter.

Mësohet gjithashtu se në ndjekje të autorëve janë edhe forcat speciale. Pasi u larguan nga aeroporti tre grabitësit i vunë flakën makinës tek Ura e Tapizës.