Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 8 të pandëhurit e grabitjes së Rinasit. GJKKO dënon me 20 vite burg Klemend Çalën dhe 17 vite për vëllain e tij Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë.
Me nga 17 vite u dënuan Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, dhe Alkond Bengasi, dënime të cilat do t’i vuajnë në një burg të sigurisë së lartë.
Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar si personat kryesorë që morën pjesë në grabitjen spektakolare brenda aeroportit të Rinasit, u arrestuan në vitin 2020, pas 3 vitesh kërkim.
Grabitja e bujshme ka ndodhur në 9 prill të 2019 ku autorët vodhën rreth 4.5 milionë euro në aeroportin e Rinasit.