Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy autorët e grabitjes në Shirq të Dajçit gjatë natë së të mërkurës.
Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj u lanë në burg dhe pranuan autorësinë e grabitjes.
Ndërsa, policia ka arrestuar edhe një person të tretë, Altin Alian, i cili është denoncuar nga i zoti i shtëpisë.
Altin Alia u la në arrest me burg me afat për 12 ditë, ai është nipi i zonjës së shtëpisë Shaqe Alia, ndërsa ka mohuar se ka lidhje me grabitjen.
Autorët të armatosur dhe të maskuar hynë në shtëpinë e Alisë dhe morën një shumë lekësh si dhe makinën që ishte parkuar në oborr.





