Policia e Vlorës ka arritur të kapë pak minuta pas ngjarjes dy nga autorët e grabitjes së furgonit, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.
Policia e Shtetit njofton zyrtarisht se efektivët iu janë vënë nga pas autorëve dhe kanë arritur t’i kapin dy prej tyre në kodrat e Panajasë.
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov si dhe mjetin me të cilin u larguan autorët.
Paraprakisht dyshohet se brenda çantës mund të ketë pasur sende me vlerë ose me para, megjithatë kjo mbetet ende për t’u konfirmuar. Ndërsa vlera e parave që autorët arritën të merrnin mësohet se është rreth pesë deri në dhjetë mijë euro, që ndodheshin në vendin e shoferit.





