Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me grabitjen që ka ndodhur sot në një karburant në Fllakë të Durrësit.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë- Durrës.
Policia raporton se në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Gjithashtu autoritetet kanë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës / Informacion paraprak
Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.





