Policia ka dalë me njoftim zyrtar për grabitjen e furrës të bukës në Lezhë. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”.
“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.”- njofton policia.
Sherbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





