Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) në një reagim për mediat lidhur me grabitjen në Rinas, i cilëson deklarata të nxituara dhe të papërgjegjshme, akuzat për mungesë sigurie në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

AAC, që në bazë të kodit ajror dhe ligjit për autoritetin e aviacionit civil, është institucioni që rregullon dhe mbikëqyrë gjithë veprimtarinë në fushën e transportit ajror civil në Republikën e Shqipërisë, shprehet se ka kërkuar masa shtesë sigurisë pas dështimit të testit të fshehtë mbi sigurinë në aeroport.

Reagimi i AAC

Duke ushtruar funksionet mbikëqyrëse dhe detyrat e përcaktuara në ligj, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

·         Në datë 20 Prill 2016, AAC në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer një testim të fshehtë të sigurisë në aeroport, në ushtrim të funksioneve të tij rregullatore/mbikqyrëse dhe jo operacionale.

·         Në raportin e dërguar në dt. 13/05/2016 janë evidentuar dështimet në zbatimin e 3 masave të sigurisë nga Operatori TIA. Në të njëjtin raport, AAC ka rekomanduar veprimet detyruese për korrigjimin e gjetjeve.

·         Në dt. 07/06/2016, Operatori TIA dërgoi Planin e Veprimeve Korrigjuese për mangësitë e identifikuara nga raporti i datës 20 Prill.

·         Pas shqyrtimit të masave të propozuara, AAC më dt. 08/06/2016 kërkoi rivlerësimin e masave të propozuara, dhe është në pritje të Planit të rishikuar nga ana e TIA-s.

·         AAC do të presë rezultatin e hetimit nga organet kompetente, rezultati i të cilit, bashkë me rekomandimet e AAC do t’i dorëzohet edhe Organit Shtetëror të Autorizuar, përkatësisht MTI dhe MZHETTS, për ta vlerësuar atë kundrejt edhe detyrimeve të kontratës konçesionare, për pjesën që lidhet me zbatimin e  masave të sigurisë së  Aviacionit Civil të parashikuar në këtë kontratë.

·         AAC po ndjek dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe theksojmë se është detyrim ligjor për të respektuar konfidencialitetin sipas ligjit.

·         AAC në përmbushje të detyrimeve ligjore do të vazhdojë aktivitetin mbikëqyrës ndaj operatorit të Aeroportit, për mbrojtjen e aviacionit civil nga aktet e ndërhyrjes së paligjshme dhe për të garantuar standardin më të lartë të sigurisë në këtë aeroport.Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) në një reagim për mediat lidhur me grabitjen në Rinas, i cilëson deklarata të nxituara dhe të papërgjegjshme, akuzat për mungesë sigurie në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.