Përfundon në pranga i gjashti i dyshuar për grabitjen në Rinas. Sipas burimeve policore ai njihet me pseudonimin ‘Daja’ nga Kosova.
50-vjeçari me pseudonimin “Daja”, emri i të cilit ende nuk dihet është arrestuar pasditen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës.
Daja nga Kosova është përmendur edhe në dëshminë e dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili thotë se këtë shtetas rreth 50-vjeç dhe tullac e kishte takuar bashkë me Admir Muratajn tek zona e Liqenit të Thatë në Tiranë. Bengasi thotë ndër të tjera se ishte në gjendje ta identifikonte “Dajën” nga Kosova nëse dikush i tregonte foton e këtij të fundit.





