Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot në “News 24” se për grabitjen në Rinas Policia dyshon te shtetasi Klodian Çypi, banues në Derven të Fushë-Krujës.

Madje, Hoxha tha se Policia e ka ndjekur Çypin teksa lëvizte me një fuoristradë dhe ka hapur zjarr ndaj tij pa paralajmërim.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fgrabitja-ne-rinas-artan-hoxha-kush-eshte-personi-qe-po-ndjek-policia%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=8eec89b20cÇypi, sipas Hoxhës, tashmë është fshehur dhe ka frikë që të dorëzohet, pasi Policia nuk është identifikuar në momentin kur po e ndiqte dhe kur hapi zjarr ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në Laç, një ditë pas grabitjes. Hoxha thotë se Çypi pretendon se Policia kërkon ta ekzekutojë. Ai është person me precedentë penalë.

Po kështu, Hoxha thotë se Policia nuk jep asnjë të dhënë zyrtare për ndjekjen e Çypit.