Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për të arrestuarin e shtatë në grabitjen e Rinasit, Hasan Kanaçi.
Hasan Kanaçi është arrestuar si bashkëpunëtor i grabitësve dhe është një pjesëtar i stafit në pjesën cargo (zona ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave). Në banesën e tij janë gjetur shuma parash, të dyshuara nga grabitja në Rinas e ndodhur më 9 prill. Dyshohet se ai është personi që ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.
Prokurorët e kësaj dosjeje prej katër ditësh janë duke marrë në pyetje pjesëtarë të stafit në aeroport dhe kompanisë së sigurisë në aeroport (ICTS). Nga ky hetim është zbuluar edhe përfshirja e personave të tjerë të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.





