Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë sot masën "arrest me burg", për Ragip Hajdinin, i njohur si "Daja" nga Kosova. Hajdini akuzohet se mori pjesë në grabitjen e Rinasit dhe është autori i 6-të i grupit. Ai u arrestua më 26 prill në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Policia u vu në kërkim të Hajdinit, pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili u tha hetuesve se pjesë e grupit kriminal ishte edhe një shtetas nga Kosova që qëndronte në shoqërinë e Admir Muratajt.

Ragip Hajdini rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë.