Policia e Shtetit reaguar zyrtarisht pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, ku një orë më parë dyshohet se u grabitën rreth 2 milionë euro.

Policia e Shtetit sqaron se persona me maska kanë hyrën në pistën e aeroportit nga dera e zjarrfikëseve dhe më pas kanë grabitur punonjësit e kompanisë private, e cila po transportonte paratë.

Mësohet se nga ndjekja e policisë ka pasur shkëmbim zjarri dhe si pasojë është vrarë njëri prej grabitësve.

Informacioni paraprak

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet furgon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.