Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën 10 milionë euro dhe një person mbetii vdekur.
Vasili shkruan në Facebook se siguria në aeroport është zero, shteti zero dhe ndaj "Austrian Airline" ndërpreu transportin e parave.
"Presim shkollepaktin qe te na binde se sa "mire" eshte qe parate u grabiten dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin,vete austrian airline e ka fajin vetem ai jo se ai eshte me leje krijmtarie.", shkruan ndër të tjera Vasili.
POSTIMI I PLOTË
Siguria ne aeroport zero,shteti zero, ndaj Austrian Airline nderpreu transportin e parave.
Kompania e mirenjohur Austrian airline vendosi nderprerjen e transportit te metejshem te parave dhe theksoi se grabitja e parave eshte ngjarje e perseritur.
Prove e nje sigurie zero dhe nje shteti zero,qe i ka mbetur vetem te shkruajne vjersha frymezuese per ata drejtues policie qe mbajne horrat me leke dhe me dashuri.
Kush bashkejeton me kriminelet dhe i mbeshtet e perfiton prej tyre eshte si ata.
Keta qeveritare te liq qe s'thone nje fjale se si policia masakron banoret e thjeshte te bregu i lumit ju hap barku per komandantet e policise,qe u rrine gatitu krimineleve.
Presim shkollepaktin qe te na binde se sa "mire" eshte qe parate u grabiten dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin,vete austrian airline e ka fajin vetem ai jo se ai eshte me leje krijmtarie.





