Një furgon mallrash është përdorur nga autorët e grabitjes në Rinas për t'u larguar nga vendi i krimit, pas djegies së makinës së përdorur në pistën e avionëve.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në rrugët e zonës më të zgjeruar larg Aeroportit, është konstatuar një furgon i dyshimtë.
Ky furgon duket që largohet nga vendi ku policia gjeti automjetin tip “Benz” teksa digjej, rreth 35 minuta pas grabitjes së ndodhur në pistën e Aeroportit.
Pas djegies së makinës që përdorën në pistën e avionëve, autorët mendohet se kanë hipur në furgonin që është fiksuar të largohet në drejtim të Laknasit dhe të humbasë gjurmët, pa u gjetur destinacioni i tij.





