12 qershor 2015 – Policia e Shijakut bëri të ditur sot se, autor i grabitjes me armë në një bankë në hyrje të qytetit, është një person me gjatësi 1.70 m. Sipas dëshmive të punonjësve të bankës, autori ishte i veshur me bluzë të kuqe dhe pantallona bluxhins, ndërsa në kokë kishte vënë një maskë. Ai arriti që me armë në dorë të grabiste 100 mijë lekë brenda bankës dhe të largohej me shpejtësi. Policia ka bllokuar kamerat e sigurisë së bankës për të gjetur autorin, i cili pati kohë të largohej në këmbë nëpërmjet rrugicave.

 

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”