Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Kërkesa e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, sanitares dhe të birit të kësaj të fundit u paraqit në seancën paraprake ndërkohë që tre të akuzuarit nuk kanë pranuar akuzën por vetëm aktet në gjendjen që janë.

Klosi akuzohet për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.