Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja e një pike për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se autori ende i pa identifikuar ka arritur të grabisë 30 mijë euro duke kërcënuar punonjësit me armë zjarri.

Pasi ka kryer grabitjen, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.