Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshja, grabitjen spektakolare të 10 milionë eurove mesditën e 9 marsit, në aeroportin e Rinasit është një incident nuk e ka rrëzuar sigurinë kombëtare, por e ka cënuar atë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lleshaj tha se ngjarja ishte seria e pestë e një serial të nisur prej kohësh.
"Ajo ngjarje na prek të gjithëve. Ishte seria e pestë e një seriali të nisur prej kohësh. Ajo që ndodhi pardje, ishte se Forcat e Sigurisë kanë reaguar fort. Kushdo mund të ketë të drejtë ti japë udhë imagjinatës, por unë them se futja në imagjinatë nuk na con gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Nuk është kjo arsye për të dramatizuar atë që ndodhi. Morëm masa për t’i dhënë fund një historie turpi të nisur 20 vite më parë. Nëse i hyni historisë, do gjeni edhe emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë. Kemi cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas." -u shpreh Lleshaj.





