Grabitje e përgjakur brenda në aeroportin e Rinasit. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur makinën e blinduar me të cilën do transportoheshin paratë e një banke të nivelit të dytë. Ka pasur rezistencë dhe të shtëna me armë, dhe për pasojë dyshohet se ka mbetur i vdekur një person.
Autorët kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes ndërsa forca të shumta policie janë në postblloqe për të bërë t ëmundur kapjen e tyre.
Policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion paraprak.





