Gjatë natës së djeshme, qyteti i Tepelenës ka rënë pre e maskave, të cilat kanë vjedhur një supermarket, një shtëpi dhe një dyqan që shiste bulmet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rasteve dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli, por pa rezultat deri në këto momente.

Kujtojmë se një tjetër grabitje u shënua në orën e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ku 4 persona të maskuar grabitën dhe thyen një argjendari duke marrë një shumë parash prej 100 milionë lekësh.