Tre persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur mbrëmjen e sotme dyqanin e një operatori telefonik në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, përgjatë bulevardit Vlorë – Skelë, dhe mësohet se kanë qenë tre persona të maskuar dhe me armë.
Në momentin kur ka ndodhur grabitja, po bëhej mbyllja e dyqanit. Maskat kanë kërcënuar dy punonjëset duke marrë para dhe telefona celularë.
Zona ku ka ndodhur grabitja është në rikonstruksion, e pa frekuentuar gjatë kësaj periudhe, pasi rruga është bllokuar për punimet.
Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.





